Benzema flet pas ndeshjes: Panenka ishte normale për mua, na nevojiten tifozët në “Bernabeu”

Benzema flet pas ndeshjes: Panenka ishte normale për mua, na nevojiten tifozët në “Bernabeu”

Gjiganti spanjoll Real Madridi ka pësuar humbje sot kundër Manchester Cityt me rezultat të ngushtë 3:2, pavarësisht paraqitjes solide që e tregoi si mysafirë në stadiumin “Etihad”.

Plot shtatë gola përgjatë 90’ minutave bënë që tifozët e futbollit të shijojnë njërën nga ndeshjet më të bukura në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Ndër golat e bukur ishte edhe ai i Karim Benzema nga pika e bardhë, i cili në stilin “Panenka” arrin ta mposht Edersonin duke e ekzekutuar me sukses penalltinë për Real Madridin.


Por, pavarësisht këtij goli Benzema nuk arriti që ta ndihmojë Realin për të regjistruar të paktën një barazim, ndërsa ylli francez ka kërkuar tani nga tifozët spanjollë që të tregojnë përkrahje të çmendur në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

“Më shumë se kurrë më parë neve na duhet tifozët e Bernabeut. Ne mund t’ia dalim. Panenka? Kjo është normale, unë kam vetëbesim të plotë në veten time”, tha Benzema pas ndeshjes me Cityn.

Më 4 maj do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Manchester Cityt e Real Madridit, ku ky i fundit do të jetë në rolin e vendasit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Lexo edhe

Video