Benitez merr Evertonin

Benitez merr Evertonin

Trajneri spanjoll rikthehet në Merseyside dhe nënshkruan me rivalin e Liverpoolit.

Skuadra angleze Everton ka konfirmuar trajnerin e ri, spanjollin Rafa Benitez, i cili  do të jetë në krye të skuadrës angleze në sezonin e ardhshëm, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Everton mbeti pa trajner këtë verë, pasi Carlo Ancelotti u largua nga klubi për të marrë drejtimin e Real Madridit, përcjell KosovaPress.


Pas më shumë se dy javë bisedimesh, Benitez ka nënshkruar sot kontratë katërvjeçare në “Goodison Park”.

Ai ishte kontaktuar nga shumë skuadra italiane, por puna në Premier Ligën angleze ka qenë gjithmonë prioritet i tij.

Benitez ka qenë trajner i rivalit të Evertonit, Liverpoolit, ku për një periudhë prej 2190 ditësh, respektivisht nga sezoni 2004/05 deri në sezonin 2009/10, kishte regjistruar 197 fitore, 74 barazime dhe 79 humbje në 350 ndeshje, duke fituar një Ligë të Kampionëve, FA Kupën angleze, Super Kupën angleze dhe UEFA Super Kupën me skuadrën e Liverpoolit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.