Benfica synon ta befasojë Liverpoolin, ja formacionet e mundshme

Benfica synon ta befasojë Liverpoolin, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes gjigantit anglez Liverpool dhe skuadrës së Benficas, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në kuadër të çerekfinales, Liverpooli e mposhti me rezultat 3:1 Benfican, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, nëse sot nuk do të ketë befasi, dhe Liverpooli arrin të kualifikohet, në gjysmëfinale e pret skuadra spanjolle Villarreal.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Liverpooli do ta ketë të gjithë skuadrën e kompletuar, kurse te Benfica mungojnë Verissimo, Pinho dhe Silva.


Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Keita, Fabinho, Jones; Salah, Firmino, Diaz

Benfica (4-4-2): Vlachodimos; Gilberto, Vertonghen, Otamendi, Grimaldo; Goncalves, Weigl, Taarabt, Everton; Ramos, Nunez

21:00 Liverpool – Benfica (Stadiumi Anfield Road)

Lexo edhe

Video