Ben Meir: SHBA t’ia bëjë të qartë Serbisë se lidhjet me Rusinë rrezikojnë procesin e saj të integrimit

Ben Meir: SHBA t’ia bëjë të qartë Serbisë se lidhjet me Rusinë rrezikojnë procesin e saj të integrimit

Analisti Alon Ben Meir ka kërkuar që SHBA dhe BE t’ia bëjnë të qartë Serbisë se forcimi i lidhjeve të saja me Rusinë do të rrezikojë procesin e saj të integrimit evropian.

Ai në një video-adresim në Twitter ka thënë se pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq refuzoi thirrjet nga BE dhe SHBA për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.


“Ky është një moment kritik për Serbinë. BE dhe SHBA duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiq-it se forcimi i lidhjeve me Rusinë do të rrezikojë procesin e saj të integrimit”, ka thënë Ben Meir.

Lexo edhe

Video