Bella Vista, vendi ideal për pushimet e kësaj vere në Sarandë

Hotel Bella Vista në Sarandë ka hapur sezonin e ri turistik dhe është i gatshëm të presë pushuesit edhe këtë vit. Me përvojë 7-vjeçare në turizëm dhe me një ambient të rikonceptuar ndryshe duke ju përshtatur afërsisë së detit me pamje të mrekullueshme nga qyteti Sarandës e nga ishujt shqiptarë e grekë, ju garanton pushime të qeta dhe të rehatshme.

Hoteli ka një hapësirë të mjaftueshme, dhe është i ndarë në dy lloje apartamentesh që përfshihet dhomë gjumi për çift dhe për fëmijë, ndërsa lloji tjetër është i pajisur me sallon dhe kuzhinë për t’i përmbushur nevojat e mysafirëve për një qëndrim komod dhe modern.

Menaxherja e hotelit, Reta Bazaj ka treguar edhe disa detaje rreth hotelit dhe asaj çfarë i pret pushuesit të cilët zgjedhin Bella Vistan këtë verë.


“Hotel Bella Vista është një hotel që ka 7 vite që operon në treg. Ndodhet pesë minuta larg plazhit dhe një kilometër larg qendrës së qytetit. Ofron një pamje të mrekullueshme nga qyteti Sarandës, nga Deti Jon, nga Ishujt e Greqisë dhe Ishujt e Ksamilit…  Hoteli ka 25 apartamente me një kapacitet prej 100 persona. Topografia e hotelit ofron dy lloje apartamentesh. Lloji i parë ka dy dhoma gjumi, njëra është për qift dhe tjetra është për fëmijë që e bënë shumë të përshtatshme dhe komode për familjarët, ndërkohë lloji tjetër i apartamentit përfshin dhomën e gjumit, sallonin. Po ashtu janë të pajisura me kuzhinë për të ju dhënë të gjithë mysafirëve tanë facilitetin për të gatuar”, tha Bazaj.

Stafi është profesional dhe i gatshëm për t’u përgjigjur kërkesave të klientëve në çdo kohë. Po ashtu hoteli në çdo kënd është i observuar nga kamerat që është garanci për sigurinë tuaj.

“Stafi i hotelit është profesional për të përgjigjur në çdo kohë kërkesave dhe dëshirave të mysafirëve tanë. Recepsioni funksionon 24 orë dhe çdo gjë është e observuar nga kamerat, përfshirë këtu edhe parkingun i cili është nëntokësor, por sigurisht edhe gjatë ambientit të hotelit ofrohet një parking i mjaftueshëm për të gjithë vizitorët tanë”, vijoi ajo.

Vizitat nga turistët në këtë hotel janë çdo vit në rritje jo vetëm nga shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë por edhe shqiptarët nga e gjithë bota./

Lexo edhe

Video