Belgjika pritet të hap ambasadë në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngritet në nivelin e Ambasadës, ka bërë të ditur ambasadori kosovar në kryeqendrën evropiane, Agron Bajrami.

Një hap i tillë, sipas Bajramit, do të thellojë marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Belgjikës.

Lajm i mrekullueshëm. Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngritet në nivelin e Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës. Falemnderit Jeropen Cooreman, që keni ndarë detajet e këtij hapi të rëndësishëm i cili do të thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive në mes të Kosovës dhe Belgjikës”, ka shkruar Bajrami në Twitter.

https://twitter.com/AgronBajrami/status/1658476825755131911
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024