Belgjika mbyll vitin e katërt radhazi në krye të ranglistës së FIFA

Belgjika mbyll vitin e katërt radhazi në krye të ranglistës së FIFA

Kombëtarja e Belgjikës do ta mbyll vitin e katërt me radhë në krye të ranglistës së kombëtareve të FIFA-s.

Duke parë që vetëm 352 ndeshje të plota ndërkombëtare u zhvilluan në vitin 2020 për shkak të pandemisë me Covid-19, numër ky më i vogli që nga viti 1987 (gjithsej 323 ndeshje), gjërat u ngritën në disa nivele këtë vit ku kishim fazën kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, përcjell KosovaPress.

Në total, në vitin 2021 janë zhvilluar gjithsej 1,116 ndeshje ndërkombëtare, rekord i ri ky në shtëpinë e FIFA-s.


Edhe pse shumë gjëra kanë ndryshuar, një mbetet gjë e sigurte që Belgjika përsëri kryeson ranglistën e FIFA-s, ku ka 2.1 pikë më shumë se vendi i dytë Brazili, kurse triumfuesja e Ligës së Kombeve Franca e mbyll këtë vit në vendin e tretë.

Kampioni evropian Italia do ta nis vitin e ri 2022 në pozitën e gjashtë, ku ka arritur të regjistrojë 115.77 pikë më shumë se në vitin 2020, kurse fituesi i Kupës së Amerikës Argjentina do të jetë një pozitë më lartë se Italia, duke përmirësuar pikët e saj nga 2020 në 108.51 sosh.

Ndërkaq, ngritjen më të madhe të vitit 2021 e kishte Kombëtarja e Kanadasë, ku vendi i 40 në të cilin pozicionohen është njëkohësisht pozita më e lartë që e ka arritur kjo kombëtare.

Lexo edhe

Video