Belgjika kërkon ndalim të udhëtimeve jo esenciale në të gjithë BE

Belgjika kërkon ndalim të udhëtimeve jo esenciale në të gjithë BE

Kryeministri i Belgjikës, Alexander de Croix, thotë se sonte në takimin e liderëve të BE-së, ai do të propozojë një ndalim të udhëtimit që nuk është me rëndësi thelbësore, në nivelin e të gjithë Bashkimit Evropian.

“Unë do të kërkoj që të gjendet një zgjidhje evropiane që do të përfshinte ndaljen e synuar dhe të përkohshme të të gjitha udhëtimeve jo-thelbësore,” tha Croix.

Alexander de Croix thotë se ai tashmë është në kontakt me disa udhëheqës të BE në lidhje me mbështetjen e kësaj ideje.


Ai vëren se kjo nuk është një “mbyllje e plotë e kufirit” dhe se ata duhet të qëndrojnë të hapur për transportin e mallrave dhe punëtorëve ndërkufitarë.

Në Belgjikë, që nga pushimet e Krishtlindjeve është folur për një kufizim të mundshëm të udhëtimit në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i valës së tretë të pandemisë COVID-19, dhe veçanërisht në dritën e shfaqjes së llojeve të reja të virusit.

Autoritetet belge deklarojnë se qytetarët injoruan rekomandimet e shtetit për të mos udhëtuar gjatë pushimeve, dhe se mbi 160 mijë belgë kaluan kufijtë gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Kërkesa e fundit nga zyrtarët belgë vjen përpara pushimit të pranverës në Belgjikë dhe të ashtuquajturave “pushime karnavalesh” në Evropën Perëndimore.

Lexo edhe

Video