Belgjika fiton sfidën kundër Danimarkës

Belgjika fiton sfidën kundër Danimarkës

Kombëtarja e Belgjikë ka shënuar fitore kundër Danimarkës si mysafirë, ku pas 90’ minutave lojë, rezultati është 2:1.

Fillimisht, ishte Danimarka ajo e cila e zhbllokoi rezultatin në stadiumin “Parken” të Kopenhagës, duke e shënuar golin më të shpejtë deri tani në Euro 2020, ku në minutën e 2’ shënon Yussuf Poulsen për 1:0, përcjell KosovaPress.


Pjesën e dytë e nisi më mirë Belgjika, ku mesfushori i Manchester Cityt Kevin De Bruyne ishte heroi i tyre, duke asistuar tek goli i barazimit në minutën e 55’, të cilin e shënoi Thorgan Hazard, dhe duke e shënuar golin e fitores për Belgjikën, respektivisht shënon për 2:1 në minutën e 70’.

Me tre pikët e arkëtuara sot, Belgjika kryeson Grupin B me gjashtë pikë, duke lënë pas Rusinë dhe Finlandën që kanë nga tre pikë, kurse në pozitën e fundit gjendet Danimarka me asnjë pikë.

Rezultati përfundimtar në ndeshjen e sotme është 2:1 në favor të Belgjikës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: