Bekim Jashari përkujton dëshmorin Artim Jashari

Bekim Jashari përkujton dëshmorin Artim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, me rastin e 22-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Artim Jashari, ka deklaruar se liria dhe pavarësia nuk do të vinin pa luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa sakrificën sublime të popullit dhe trimërinë e heronjve tanë.

Ai në një postim në Facebook thotë se Artim Jashari është njëri ndër heronjtë e luftës sonë çlirimtare që me shpirtin e tij liridashës dallohej që në moshën e re, në demonstratat e ‘89, për të vazhduar si njëri ndër organizatorët e demonstratave në shkollat e mesme të Mitrovicës.


“Sot e kësaj dite i kemi të freskëta kujtimet nga ngjarja e 6 majit të vitit 1998, ku para se të bie në altarin e lirisë, vetura e policisë serbe ishte bërë shoshë nga krismat e automatikut të tij, ndërkaq gjaku i lirisë kishte skuqur asfaltin. Sot janë krenarë familja dhe i gjithë populli ynë me veprën heroike të Artimit, për sakrificën e pashembullt në shërbim të lirisë së popullit tonë”, ka shkruar Jashari.

 

Lexo edhe

Video

error: