Bekim Jashari: 8 milionë euro investime në rrjetin elektrik brenda komunës së Skenderajt

Bekim Jashari: 8 milionë euro investime në rrjetin elektrik brenda komunës së Skenderajt

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin e komunës, Nuredin Lushtaku, përfaqësues të KEDS-it, ka marrë pjesë në fillimin e projektit të shtrirjes së rrjetit të ri nëntokësor në lagjen 3 dhe 4, të qytetit tonë.


“S’ka më shtylla të improvizuara të energjisë në fshatra, lagjet 3 dhe 4 të qytetit tonë shumë shpejtë do të bëhen me rrjet të ri elektrik nëntokësor, duke larguar shtyllat e betonit dhe kabllot e shumta, të cilat i kanë dhënë pamje jo të mirë qytetit”, tha kryetari Jashari.

Njëkohësisht, kryetari Jashari, bëri të ditur se ky projekt parasheh edhe instalimin e rrjetit të ri elektrik në shumë fshatra, për të mundësuar kështu stabilitet energjetik në komunën tonë.

Lexo edhe

Video

error: