Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Bekim Haxhiu vazhdon traditën e Kadri Veselit, viziton Kullat e atdhetarit Kadri Kadriu

Bekim Haxhiu vazhdon traditën e Kadri Veselit, viziton Kullat e atdhetarit Kadri Kadriu

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu, në ditën e parë zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka vizituar sot Kullat e atdhetarit Kadri Kadriu.

Ai gjatë takimit me qytetarë të kësaj pjese të Mitrovicës është zotuar se qeverisja e PDK-së do të vazhdojë investimet e nisura më herët në këtë pjesë të vendit.

Postimi i plotë në Facebook:

Traditën e kryetarit Kadri Veseli e vazhduam edhe sot, të hapjes së fushatës zgjedhore, pikërisht në Mitrovicën e Isa Boletinit e shumë heronjve tjerë.

Në pjesën veriore të qytetit vizituam Kullat e atdhetarit Kadri Kadriu, ku u takuam me bacën Ali Kadriu, Imbar Kadri Kadriun dhe qytetarët shqiptarë të kësaj pjese.


Këta janë heronjtë e vërtetë të veriut, të cilët qëndruan në mbrojtje jo vetëm të shtëpive të tyre, por të vendosur për ta mbrojtur identitetin kombëtar edhe në këtë pjesë të Kosovës.

U zotuam se investimet në këtë pjesë të vendit do t’i vazhdojmë aty ku i kemi lënë, posa të vijmë në udhëheqjen e shtetit të Kosovës.

Na priftë e mbara në këtë fushatë zgjedhore! #PDK 134

#EnverHoxhaj 1

#BekimHaxhiu 109

#Rimëkëmbje

Lexo edhe

Video

error: