Bëje dhe ik Kryeministër!

Bëje dhe ik Kryeministër!

Unë si deputet në Kuvendin e  Kosovës nga opozita, e inkurajoj Qeverinë e Kosovës, që sa me shpejtë të nis hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me komunitete të pakicave në veri. Ekipi hartues nga komuniteti serb e të tjerë, t’ia pas përgatitjes së Statutit, t’ia nënshtroj ketë akt shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese për harmonizim konform Kushtetues dhe ligjeve të Kosovës; në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin sipas marrëveshjes së vitit 2013/15; në harmoni me kërkesën e partnerit strategjik – SHBA,  të shprehura në takimet e Kryeministrit dhe Presidentes me Sekretarin e shtetit, z. Blinken në Departamentin e shtetit, të përçuara përmes Ambasadorit të SHBA Hovenier, dhe përfaqësuesit special për Kosovë, z. Escobar, me qëndrimin e prerë se “Asociacini s’mund të jetë shtet brenda shtetit”. 

Pra, si qeveri dhe shtet, kemi obligim që të zbatojmë të gjitha marrëveshjet e arritura me garanci ndërkombëtare të SHBAve, përfshirë, me theks zotimet nga marrëveshja e Washingtonit.

Pas kryerjes se këtij veprimit të pashmangshëm, pres që Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij, të dorëheqet për shkak të mashtrimit dhe ngritjes se kauzave të rreme lidhur me këto tema.

Dorëheqja nuk po i kërkohet për shkak, as si akt moral, por ngase për 10 vite përmes këtyre kauzave të rreme e tjera që s’po i përfshij në këtë thirrje politike, është penguar zhvillimi i  Kosovës, pra kemi vend’numëruar dhe tani për gati tre vjet qeverisje direkte, është sjellë vendi në prag të falimentimit,  jo vetëm ekonomik por edhe politik. Prandaj impenjimi i rikthyer i Departamentit të shtetit, tani përmes “Aktit mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”, të hartuar nga Senatorët amerikan, meriton që Kosova të udhëhiqet nga një klasë politike serioze dhe e pa ndikuar nga interesat ruse për influencim në rajon.


Çdo ditë që vazhdohet me ketë qeverisje, ajo pjesë e territorit dhe qytetarët, po i nënshtrohen pushtetit kriminal të banditëve të futur në listën e zezë të DASH, të rikthyer në veri, me ardhjen e Qeverisjes Kurti.

Rendi dhe ligji i vendosur me veprimin e shtetit në atë territor, në Korrik 2011, funksionalizimi i  doganave, sistemit të drejtsisë dhe gjykatave, tani po bien nga dështimi politik i Qeverisjes Kurti.

Prandaj, përsëris thirrjen time qeverisë që të implementoj deri me 1 Shtator, detyrat që kanë marë bashkë me presidenten, nga Sekretari shtetit, z. Blinken por, nën garantimin ndërkombëtar të SHBA, që Asociacioni s’do të shndërrohet në “shtet brenda shtetit”.

Kundërshtimi im përmanent ndaj çfarëdo asociacioni me kompetenca ekzekutive apo jo, qëndron pikërisht në atë se Kushtetuta e Kosovës e lejon të bëhet por nuk mund ta ndaloj që të bëhet “shtet brenda shtetit” në interval kohot prej tetë vitesh.

Ky garantim që vije sot nga SHBA, për mbrojtje politike e ushtarake të integritetit teritotial dhe sovranitetit pokitik të vendit, nxjerrë jashtë  kontekstit ketë droe, por edhe planin e kryekëshilltarit për negociata të Kryeministrit për një alternativë tjetër, duke ju referuar zgjidhjes në Kushtetuten e vitit 1974, për autonomi tëritoriale politike.

Lexo edhe

Video