BEHARI – Dera është zemra e shtëpisë!

BEHARI – Dera është zemra e shtëpisë!

Kohëve të fundit dyert e garazhit janë bërë pjesë e domosdoshme e çdo shtëpie moderne. Dyert e garazhit të punuara nga Behari janë të veçanta për nga kualiteti i tyre. Përvoja e fituar ndër vite në biznesin e dyerve bënë që dyert residenciale për garazhe të jenë produkti ynë më i dalluar. Arsyet pse duhet të zgjidhni BEHARI dhe të na besoni derën e garazhit janë:

PRODUKT ME JETË TË GJATË – Dyert e garazheve janë produkt i veçantë të bëra nga panele polyretan në gjendje të funksionojnë për një kohë të gjatë pa ndonjë problem. Për të mundësuar këtë, Behari përdor vetëm materialet më të mira të certifikuara dhe vendosjen e tyre ia beson vetëm personelit të trajnuar dhe specializuar. I gjithë procesi mbështetet nga R&D dhe departamenti për kualitet që të sigurohemi që dera të funksionojë për shumë vite. Vetëm në këtë mënyrë ju mund të siguroheni që dera do funksionojnë sigurt për kohë të gjatë dhe zero probleme.

DIZAJN I SHKËLQYER – Çdo derë e garazhit nga BEHARI është e dizajnuar të mbuloj të gjitha nevojat tuaja. Kualiteti i lartë i operimit, gama e gjerë e ngjyrave, gama e gjerë e modeleve (tek ne gjenden të gjitha dizajnet që ofrohen në treg) janë vetëm disa nga arsyet pse ju duhet të zgjidhni dyert tek ne. Sido që të jetë dukja e shtëpisë, BEHARI ofron mundësinë që të zgjidhni dizajnin dhe ngjyrën e derës që përshtatet në mënyrë të shkëlqyer me shtëpinë tuaj!


SIGURIA – Një nga çështjet që e brengos blerësin e një dere është gjithmonë siguria e saj. BEHARI kujdeset dera e prodhuar të jetë nga çeliku i galvanizuar që e bënë të sigurt dhe mban larg vizitorët e paftuar.

IZOLIMI I TEMPERATURËS – Izolimi i një dere është një nga faktorët kyç për përzgjedhjen e saj. Panelet tona lejojnë humbje minimale të nxehtësisë në ambientin e jashtëm dhe si rezultat maksimum në kursim të energjisë. Ndihmon që shtëpia të mbahet e nxehtë ne dimër dhe e freskët në verë. Pos kësaj, Qetësia është shpesh faktor i rëndësishëm i suksesit dhe efikasitetit në vend të punës dhe pushimit në shtëpi. Kjo arrihet me përzgjedhjen e dyerve nga BEHARI. Reduktimi i zërit dhe të gjitha performancat tjera janë testuar dhe aprovuar bazuar në rregulla strikte nga Direktivat Europiane.

DËRGESA E SHPEJTË – Duke pas parasysh numrin e stafit, mbi 20 automjete në funksion, përvojën e gjatë në treg dhe lokacionin e prodhimit në qendër të Kosoës, BEHARI siguron që nga marrja e masës bazuar në kërkesat e klientit dera mund të arrijë të vendoset në kohën më optimale të mundshme.


PAMJA UNIFORME

ANA E JASHTME; Paneli i derës varësisht nga përzgjedhja e ngjyrës dhe modelit do të ketë pamje uniforme 100% nga ana jashtme;
ANA E BRENDSHME; Për shkak të ambientit të brendshëm pamvarësisht nga përzgjedhja e ngjyrës dhe modelit nga ana e jashtme, paneli i derës në anën e brendshme është gjithmonë i bardhë më konstruksion të galvanizuar në tërësi.
Varësisht nga përzgjedhja sipërfaqja e panelit mund të jetë “stuko” (sipërfaqe e vrazhdë), “sandgrain” (sipërfaqe e zalluar – me minimum vrazhdësie) dhe “flat” (sipërfaqe e lëmuar).

Modeli i panelit mund të jetë: i rrafshët, me një vijë në mes, një vijë në qosh me vija të shpeshtuara, i valëzuar apo me katror. Ngjyrat standarde që punohet; e bardhë, e hirit, antracid, ngjyrë druri e hapur (golden oak) dhe ngjyrë druri e mbyllët (kafe e errët). Ngjyra të veçanta sipas kërkesës së klientit.


AKSESORËR SHTESË PËR OPTIMIZIMIN E SHFRYTËZIMIT TË DERES – Për të bërë derën sa më funksionale dhe përshtat nevojave të blerësit, BEHARI ofron mundësinë e vendosjes në derë të një game të gjerë të akesosorëve shtesë;

Dera për këmbësorë; Mundëson shmangjen e rregullt të hapjes së derës në tërësi duke përdorur vetëm derën për këmbësorë që e bënë të përshtatshme sidomos në hapësira ku dera përdoret shpesh dhe ka nevojë të ruhet energjia;


Vendosja e dritareve për ndriçimi; i mundëson derës pamje më të bukur përmes formave të ndryshme të dritareve nga katrore, katërkëndësh e harkore por edhe ndriçim për nevojat e blerësit.

Vendosja e ajrosje në derë; për shkak që dera ka një izolim të lartë përmes këtyre aksesorëve në hapësira të veçanta si bodrume përmes këtyre mundësohet ajrosja e hapësirës pa lënë mundësinë e hyrjes së insekteve apo gjallesave tjera.

DYER OBORRI DHE MOTORIZIMI I DYERVE –  Pjesa më e rëndësishme e derës është motorizimi i saj. Dyert vendosen me motor që i mundëson derës hapje të lehtë me teledirigjues. Në raste emergjente dera ka gjithmonë edhe mundësinë e hapjes në mënyrë manuale. Garancia në motor 5 vite. 

Pos kësaj Behari ofron edhe Dyer Oborri te motorizuara dhe motorizimin e dyerve ekzistuese te oborrit pa marr parasysh mënyrën e hapjes. 

                            

Behari Doors

Tel: 044232400 / 044262141

Email: [email protected]

Facebook: Beharidoors

www.behari-ks.com

Video

error: