Begaj: Organizimi i zgjedhjeve të drejta, pjesë e aspiratës së Shqipërisë evropiane
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj deklaroi sot se një proces zgjedhor i drejtë, i paanshëm dhe i bazuar tërësisht në kushtetutë e ligj, është detyrim thelbësor ndaj vendit. Begaj potencoi se organizimi i zgjedhjeve lokale, të drejta, të lira dhe përmbushja e vullnetit të qytetarëve, janë pjesë e pandashme e aspiratës së Shqipërisë evropiane.

Begaj, gjatë takimit me përfaqësues të institucioneve dhe strukturave të angazhuara në organizimin, administrimin dhe vlerësimin e procesit zgjedhor, përfaqësues të trupit diplomatik dhe OSBE- ODIHR u shpreh se proceset demokratike në Shqipëri janë ndërtuar dhe forcuar me kontributin e çdo bashkëqytetari të angazhuar brenda e jashtë vendit.

Begaj potencoi se fenomenet e shit-blerjes së votës, prishja apo manipulimi i procesit zgjedhor janë të patolerueshme.

Ai tha seinstitucionet përgjegjëse duhet të reagojnë përballë çdo fenomeni që mund të cënojë procesin zgjedhor.

Presidenti Begaj u bëri thirrje të gjithë subjekteve të përfshira në fushatë elektorale, që të mos e konsiderojnë konkurrimin si mundësi të denigrimit të njëri-tjetrit, por të angazhohen në garë me idetë më inovative për përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Ai tha se organizimi i zgjedhjeve lokale, të drejta, të lira dhe përmbushja e vullnetit të qytetarëve janë pjesë e pandashme e aspiratës së Shqipërisë evropiane.

“Organizimi i zgjedhjeve të drejta, të lira, të ndershme dhe përmbushja e vullnetit të qytetarëve janë pjesë e pandashme e aspiratës së Shqipërisë evropiane, çka synon forcimin e besimit në institucionet e vendit dhe hedhjen e hapave të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Për këto dy aspirata, këto zgjedhje kanë një rol vendimtar.”, nënvizoi ai.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u bëri thirrje qytetarëve, që në zgjedhje të ushtrojnë vullnetin e tyre, “të mirëinformuar dhe krejt të lirë”.

Ai shtoi se zgjedhjet nuk janë të partive politike, por janë për qytetarët shqiptarë, për Shqipërinë.

Zgjedhjet lokale në Shqipëri do të mbahen në muajin maj, ndërsa fushata zgjedhore do të nisë nesër./Kosovapress

No description available.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024