Befasia, Cavani mund t’i bashkohet Barcelonës

Befasia, Cavani mund t’i bashkohet Barcelonës

Pas ofertës së refuzuar nga Atletico Madridi për sulmuesin Joao Felix, Barcelona tani ka hedhur sytë tek një tjetër sulmues i kalibrit botëror.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester United Edinson Cavani, për të cilin thuhet se Barcelona është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e tij, raporton gazetari i njohur nga Katalunia Gerard Romero.


Pas arritjes së Jadon Sanchos dhe Cristiano Ronaldos, dhe me opsionet e tjera si Mason Greenëood, Anthony Martial dhe Marcus Rashford në repartin e sulmit, Manchester United mund të pranojë që ta largojë Cavanin në ditën e fundit të transferimeve, përcjell KosovaPress.

Cavani iu bashkua “Djajve të Kuq” në tetor të vitit 2020 si lojtar i lirë, pasi që kontrata e tij me Paris Saint-Germain asokohe kishte skaduar.

Deri tani, sulmuesi uruguaian ka arritur të bëjë 40 paraqitje për Manchester United në të gjitha garat, duke regjistruar 17 gola dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video

error: