Befasi e madhe, Bochumi e shkatërron Bayern Munichun

Befasi e madhe, Bochumi e shkatërron Bayern Munichun

Sot në Bundesligan gjermane janë zhvilluar disa ndeshje interesante, ku edhe kemi pasur rezultate të befasishme.

Ndër këto ndeshje ishte edhe takimi mes Bochumit dhe kampioni aktual Bayern Munich, ku ky i fundit në letër ishte favoritë për të siguruar pikët e plota, përcjell KosovaPress.

Por, skuadra e Bochum ka arritur që të befasojë gjigandin gjerman, ku e ka mposhtur Bayernin me rezultat të thellë 4:2.


Të katër golat vendasit i shënuan në pjesën e parë, kurse të dy golat e vetëm te Bayerni i shënoi ylli polak Robert Lewandowski.

Me këtë fitore të befasishme, Bochumi ngjitet në pozitën e 11 në tabelë me gjithsej 28 pikë, ndërsa Bayerni pavarësisht humbjes vazhdon kryesimin e tabelës me gjithsej 52 pikë, nëntë sosh më shumë se vendi i dytë, Borussia Dortmundi.

Rezultati final i ndeshjes është 4:2 në favor të Bochumit.

Lexo edhe

Video