Në samitin e mbajtur të enjten në Bruksel pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian (PE), u shpallën emrat që do të udhëheqin BE-në për pesë vjetët e ardhshëm.
Liderët e BE-së zgjodhën Antonio Costa si president të Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen presidente të Komisionit Evropian dhe kryeministren e Estonisë në largim Kaja Kallas përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
Costa shërbeu si ministër i drejtësisë nga viti 1999 deri në 2002 dhe kryesoi Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste midis 2002 dhe 2004.
Karriera e Costa në BE filloi në vitin 2004. Ai u bë një eurodeputet nga Partia Socialiste dhe shërbeu si Zëvendës President i PE në 2004-2005.
Costa kandidoi si lider i Partisë Socialiste në zgjedhjet legjislative të 2015, por humbi. Megjithatë, Costa formoi një aleancë me partitë e majta opozitare dhe drejtoi një qeveri koalicioni, duke u bërë kryeministër për herë të parë.
Costa shërbeu si kryeministër i Portugalisë nga nëntori 2015 deri në korrik 2023, kur dha dorëheqjen për shkak të një hetimi kundër tij në lidhje me akuzat për korrupsion në tenderët publikë lidhur me litiumin dhe hidrogjenin e gjelbër.
- Ursula von der Leyen
Karriera politike e von Der Leyen filloi në vitin 1990 kur ajo u bashkua me partinë CDU, duke u bërë anëtare e Parlamentit të Saksonisë së Ulët dhe duke mbajtur poste të ndryshme ministrore në qeverinë e shtetit.
Von der Leyen u bë ministrja e parë femër e mbrojtjes në Gjermani në vitin 2013, një post që ajo e mbajti deri në vitin 2019.
Rrugëtimi i saj për t'u bërë presidente e Komisionit Evropian filloi me nominimin e saj në korrik 2019. Politikania me përvojë më 1 dhjetor 2019 u bë gruaja e parë që u zgjodh presidente e komisionit, me mbështetjen e shumicës së liderëve të PE dhe BE-së .
- Kaja Kallas
Kallas, e cila do të shërbejë si përfaqësuese e lartë e BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë për pesë vjet, është gjithashtu kryeministrja e parë femër e Estonisë.
Kallas u kthye në vendin e saj në vitin 2019 dhe u bë sërish deputete dhe u zgjodh kryeministre në zgjedhjet e vitit 2021. Lufta ruso-ukrainase, e cila shpërtheu kur ajo kishte vetëm një vit kryeministre, ishte pika e kthesës në karrierën e Kallas.
Kallas, e cila ka qenë e spikatur me retorikën e saj antiruse që kur mori detyrën para luftës, është njohur si "zonja e hekurt" e re e Evropës.
Kallas, e cila u përmend si sekretarja e re e përgjithshme e NATO-s në muajt në vijim, shprehu interesin e saj për këtë pozicion, por ideja se një lider në listën e kërkuar të Rusisë do të tendoste më tej marrëdhëniet mbizotëroi.
Kallas, përfaqësuesja e re e lartë e BE-së, është politikania e parë e Evropës Lindore që mban këtë post. Ajo do të jetë gjithashtu politikania e parë estoneze që do të mbajë një pozicion të lartë në administratën e BE-së.