BE zbulon agjendën e takimit Kurti-Vuçiq

BE zbulon agjendën e takimit Kurti-Vuçiq

Të enjten, më 18 gusht, në Bruksel do të mbahet takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovës-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së.

Zyra e informacionit e BE-së ka bërë të ditur se takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq do të fillojë në orën 10:30, me pjesëmarrjen edhe të emisarit special evropian për dialogun Miroslav Lajçak.


Takimi do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit. Ai gjithashtu do të trajtojë çështjet aktuale dhe do të synojë zbutjen e tensionit aktual në terren, thuhet në njoftim.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider.

Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Borrell e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në  EbS.

Lexo edhe

Video