Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të dialogut më 18 mars në Ohër.
Bashkimi Evropian ka informuar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, së bashku me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nga ora 10:00 do të takohen ndaras me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimeve ndaras, do të mbahet edhe një takim të përbashkët, i cili do të fokusohet në Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Propozimit evropian, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian.
2 Comments
Komentet janë të mbyllura.