BE synon t’i jep fund varësisë nga karburantet ruse deri në vitin 2027

BE synon t’i jep fund varësisë nga karburantet ruse deri në vitin 2027

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi sot një qasje me tri drejtime për zëvendësimin e karburanteve fosile ruse në Bashkimin Evropian.

Këto përfshijnë kalimin në furnizime nga vende të tjera, shpërndarjen më të shpejtë të energjisë së rinovueshme dhe më shumë përpjekje për të kursyer energji.

Ursula von der Leyen tha se BE do të financojë një plan prej 210 miliardë eurosh – në grante dhe kredi për t’i dhënë fund varësisë së BE-së nga gazi dhe nafta ruse deri në vitin 2027.


Ajo tha se kostot pritej të rriteshin në 300 miliardë euro deri në vitin 2030 dhe do të vinte në krye të financimit tashmë të nevojshëm për të përmbushur objektivin klimatik të BE-së për vitin 2030.

Por ajo tha se në fund të fundit, investimi shtesë do të zvogëlonte faturën e importit të karburanteve fosile të Evropës, si dhe do të siguronte një katalizator për përhapjen e energjisë së gjelbër në BE.

Rusia aktualisht furnizon 40% të gazit të BE-së dhe 27% të naftës së saj të importuar.

Lexo edhe

Video