Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

BE sqarohet pas deklaratave të Lajçak në Beograd

BE sqarohet pas deklaratave të Lajçak në Beograd

Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajçak, dje në Beograd deklaroi se për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është e logjikshme se duhet ndryshuar edhe Kushtetua e Kosovës duke thënë se ajo s’është Bibël.

Për këtë është deklaruar edhe Zyra për Informim e BE-së që tha se Lajçak ka treguar se çka mund të ndodhë nëse një shtet negocion një marrëveshje ndërkombëtare.


“Jo, ai s’ka thënë. Zotëri Lajçak ka shpjeguar çfarë mund të ndodhë nëse negociohet një marrëveshje ndërkombëtare. Kur ju arrini një marrëveshje ndërkombëtare, rregullimet e nevojshme ligjore duhet të merren parasysh nga qeveria, përfshirë edhe në nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojnë atë në rendin e tyre të brendshëm ligjor dhe kushtetues”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim për Klan Kosova.

Lajçak në konferencën e përbashkët që pati dje në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithashtu ka thënë se askush nga përfaqësuesit në Prishtinë nuk kishte thënë se “është e pamundur ndryshimi i Kushtetutës”.

Lexo edhe

Video

error: