BE shtyn takimin ministror me Ligën Arabe për ripranimin e Sirisë
Lexohet për: 2 min.
BORELL (1)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) Josep Borrell tha të dielën se takimi ministror i javës së ardhshme midis BE-së dhe Ligës Arabe, do të shtyhet në shenjë proteste ndaj ripranimit të Sirisë në organin pan-arab.

Borrell tha se regjimi sirian u ripranua në Ligën Arabe pavarësisht se nuk u bënë "përpjekje domethënëse për zgjidhjen e konfliktit" nga regjimi.

"Në këtë moment nuk ka asnjë përgjegjësi serioze të regjimit. Kjo nuk perceptohet lehtë nga ne. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian dhe Lidhja e Shteteve Arabe shtynë takimin tonë ministror me kërkesë të Bashkimit Evropian", shtoi Borrell gjatë vizitën e tij në Egjipt.

Diplomati më i lartë evropian tha se qëndrimi i BE-së në lidhje me regjimin sirian “nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë derisa të bëjnë përparim në përputhje me rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Muajin e kaluar, liga me bazë në Kajro rivendosi Sirinë pas 12 vitesh pezullim për shtypjen brutale të regjimit ndaj protestave pro-demokracisë.

Më 19 maj, kreu i regjimit sirian, Bashar Al-Assad, mori pjesë në samitin e Ligës Arabe në Arabinë Saudite për herë të parë që nga viti 2011. /AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024