Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

BE: Shtetet anëtare të mos bëjnë porosi për kontrata individuale

BE: Shtetet anëtare të mos bëjnë porosi për kontrata individuale

​Brukseli u kujtoi sot me këmbëngulje vendeve anëtare të BE-së angazhimin e tyre për të mos filluar procedurat vetjake të prokurimit për vaksinat antiCOVID-19 dhe i nxiti të raportojnë rregullisht dhe saktë mbi numrin e personave të vaksinuar.

Ndërsa të 27-t mandatuan Komisionin Europian në qershor 2020 për të negociuar paraporositë e vaksinave në emër të tyre, memorandumet e mirëkuptimit të nënshkruara nga Gjermania dhe kërkesa për furnizimin e vaksinave në Qipro nga Izraeli, kanë nxitur polemika.


“Më lejoni t’ju kujtoj se duke miratuar marrëveshjen, ju ratë dakord të mos filloni procedurat vetjake për blerjen e vaksinave me të njëjtët laboratorë”, tha eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, gjatë një videokonference me ministrat europianë të Shëndetësisë, raporton ATSh.

“Unë i kuptoj presionet në nivelin kombëtar dhe ankthin e qytetarëve tuaj, por lidhja e marrëveshjeve të njëanshme vetëm do ta dëmtojë qasjen europiane që ka dhënë fryte”, shtoi ajo.

BE tashmë ka nënshkruar gjashtë kontrata me grupe farmaceutike, por po vazhdon diskutimet e saj me dy laboratorë të tjerë dhe mund të marrë deri në 2,5 miliardë doza.

Lexo edhe

Video

error: