BE shënon 25-vjetorin e marrëveshjes së Shengenit me kufij të mbyllur

BE shënon 25-vjetorin e marrëveshjes së Shengenit me kufij të mbyllur

Bashkimi Evropian ka shënuar sot 25-vjetorin e marrëveshjes së Shengenit për kufij të hapur, ndonëse të gjitha hyrjet e daljet i ka të mbyllura, teksa tenton të parandalojë përhapjen e koronavirusit.

Marrëveshja e Shengenit, që mbështet një Evropë secilën herë më të bashkuar, ka hyrë në fuqi më 26 mars të vitit 1995.

Fillimisht kufijtë ishte hequr në mes të Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Luksemburgut, Spanjës dhe Portugalisë.


Në muajt dhe vitet në vijim janë shtuar edhe vendet tjera, andaj tani pjesë e kësaj zone janë 26 vende anëtare, përfshirë dy vende jo-anëtare të BE, Zvicra dhe Norvegjia.

Megjithatë në përvjetorin e 25-të, marrëveshja është pezulluar për shkak të koronavirusit.

“Përhapja e Covid-19 është duke pasur ndikim të madh në transportin evropian të kalimit të kufijve”, është thënë në një dokument të brendshëm të Komisionit Evropian, teksa i është referuar sëmundjes që shkakton koronavirusi./tch

Lexo edhe

error: