BE reagon pas vendimit të Serbisë: Federata e Boksit e Kosovës të trajtohet njësoj si të tjerat

BE reagon pas vendimit të Serbisë: Federata e Boksit e Kosovës të trajtohet njësoj si të tjerat

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano deklaroi sot se Bashkimi Evropian e mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federatës së Boksit të Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja e barabartë në gara.

Ai këto komente i bëri Radion Evropa e Lirë, pas vendimit të Beogradit zyrtar për t’iu ndaluar hyrjen në Serbi boksierëve nga Kosova, për shkak të simboleve shtetërore. Boksierët kosovarë do të merrnin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që ka nisur në Beograd më 24 tetor dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor.


Më 23 tetor, Asociacioni Botëror i Boksit tha se Kosova është anëtare fuqiplotë e tij dhe se pret pjesëmarrjen e saj në botërorin e boksit për meshkuj.

“BE mbështet plotësisht Asociacionin Ndërkombëtar të Boksit në pritjet që delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës të trajtohet njësoj sikur delegacionet e secilit anëtar tjetër. Siç e kemi thënë disa herë në të kaluarën, normalizimi afatgjatë i raporteve dhe pajtimi i qëndrueshëm mes shoqërive fillon me shkëmbimet intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Shkëmbimet e tilla janë thelbësore për të ndërtuar mirëkuptimin. Autoritetet në të gjitha nivelet nuk duhet t’i kursejnë përpjekjet për të siguruar që shkëmbimi i tillë bëhet rregullisht, në mënyrë të papenguar dhe pa asnjë shqetësim”, tha Stano.

Ndryshe, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot ka paralajmëruar se Qeveria e  Kosovës do t’i ndjekë procedurat ligjore ndaj Serbisë pasi kjo e fundit ka penguar ekipin e Kosovës të merr pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd.

Lexo edhe

Video

error: