BE reagon mbi deklaratën e Thaçit: Mbajtëm shënim lajmërimin

BE reagon mbi deklaratën e Thaçit: Mbajtëm shënim lajmërimin

Komisioni Evropian dhe zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së nuk kanë preferuar të komentojnë mbi vendimin e presidentit Hashim Thaçi për të mos e dhënë dorëheqjen deri në konfirmimin nga Gjykata Speciale e aktakuzava të ngritura ndaj tij, ndërsa kanë theksuar rëndësinë e mbështetjes së punës së Zyrës së Specializuar të Prokurorisë dhe Dhomës së specializuar.

“Në lidhje me fjalimin e z. Thaçi, ne nuk komentojmë mbi veprimet e Zyrës së Specializuar të Prokurorisë dhe të Dhomës së specializuar. Është absolutisht thelbësore mbështetja e plotë e Zyrës së Specializuar të Prokurorisë dhe Dhomës së Specializuar, dhe ne e kemi mbajtur shënim lajmërimin e presidentit Thaçi”, tha Virginie Battu-Henriksson.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian ka nënvizuar se, mbështetja e punës së këtyre institucioneve lidhet me rrugëtimin evropian të BE-së dhe respektimin e përparësisë së shtetit të së drejtës.


Për dialogun u theksua se, nuk i takon BE-së të caktojë bashkëbiseduesit që ndërmjetëson dhe theksoi sërish qëndrimin e fundit të BE-së për rinisjen e shpejtë të dialogut.

“Në lidhje me dialogun, më lini të kujtoj që ne presim që autoritetet e Kosovës të vijojnë të mbajnë angazhimet e tyre për rendin ligjor, dhe kur flasim për bashkëbiseduesit, nuk i takon BE-së t’i zgjedhë ata, por i takon vetë Kosovës dhe autoriteteve të saj të vendosë se si përfaqësohen më mirë interesat e saj”, u shpreh zëdhënësja.

BE po nxit për rinisjen e shpejtë të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës që në muajin korrik, ndërkohë që një Samit në Paris nën udhëheqjen e Presidentit Macron dhe Kancelares Merkel mund të mbahet në datë 10 Korrik./Euronews/

Lexo edhe

Video

error: