BE pezullon përkohësisht tarifat për produktet ukrainase

BE pezullon përkohësisht tarifat për produktet ukrainase

Këshilli i Bashkimit Evropian, i cili përfaqëson 27 shtete anëtare, miratoi heqjen e detyrimeve doganore për importin e mallrave nga Ukraina për një vit, në mënyrë që të ndihmojë ekonominë e atij vendi për shkak të pushtimit rus.

Masa e propozuar nga Komisioni Evropian më 27 prill, u miratua nga Parlamenti Evropian më 19 maj.

Vendimi tani është konfirmuar dhe do të hyjë në fuqi një ditë pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së, shtoi Këshilli në një deklaratë.


“Heqja e taksave doganore do të lehtësojë tregtinë me Ukrainën pas agresionit (rus) dhe do të ndihmojë ekonominë e saj”, tha nënkryetari i Komisionit Valdis Dombrovskis në një konferencë për shtyp.

Tregtia midis BE-së dhe Ukrainës arriti në 52 miliardë euro vitin e kaluar, sipas organit ekzekutiv evropian.

Prodhimi i brendshëm bruto i Ukrainës pritet të shënojë rënie 35 për qind këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Lexo edhe

Video