BE përgatit planin emergjent për krizën energjetike

BE përgatit planin emergjent për krizën energjetike

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se po punohet për një plan për krizën energjetike që do të shpallet në mes të korrikut.

Shefja e Komisionit të BE-së zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për shtyp në Republikën Çeke me kryeministrin çek, Petr Fiala.

Duke iu referuar motos “Evropa si detyrë: rimendo, rindërto, rifuqizo” të Presidencës Çeke, von der Leyen tha se këto elemente janë pjesë edhe e agjendës së Komisionit të BE-së.


“Çmimet e energjisë janë të larta. Njerëzit, me të drejtë, presin që ne të bëjmë diçka për këtë”, tha von der Leyen.

Ajo shtoi se po punohet me qëllimin për të kaluar nga nafta dhe gazi rus në furnizues të tjerë të besueshëm, duke reduktuar kërkesën përmes kursimit të energjisë dhe efikasitetit, si dhe duke kaluar në energjinë e rinovueshme.

Më tej, ajo theksoi se Komisioni i BE-së po përgatitet për një plan emergjence për t’u përballur me mungesat e mundshme të gazit nëse Rusia vendos të pezullojë furnizimet e saj.

“Ne kemi nevojë për një plan të mirë dhe të përbashkët që energjia ose gazi të rrjedhin atje ku ajo është më e nevojshme”, shtoi von der Leyen.

Lexo edhe

Video