BE ofron mbështetje milionëshe në luftën kundër koronavirusit

BE ofron mbështetje milionëshe në luftën kundër koronavirusit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Olivér Várhelyi, komisionar i BE-së për Zgjerim, në të cilën thuhet se BE qëndron pranë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në gjetjen e mënyrave për t’iu ndihmuar në adresimin e shpërhapjes së pandemisë, sikurse edhe me pasojat e saj.

“Ne po shikojmë intensivisht se si ta lidhim Kosovën dhe partnerët e tjerë me nismat që BE po merr përsipër si përgjigje ndaj pandemisë COVID-19, si dhe se si të ofrohet më së miri mbështetje në zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të saj. Për sa i përket ndihmës financiare, unë i kam udhëzuar shërbimet e mia që të shfrytëzojnë deri në 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të financuara nga asetet e përafrimit me BE. Të fillojnë punën në ri-përcaktimin e ndihmës deri në 50 milionë euro nga programet e 2019 dhe 2020, të cilat tani duhet të përdoren për të zbutur ndikimin socio-ekonomik të shkaktuar nga kriza. Projektet e planifikuara fillimisht si rrjedhojë mund të financohen nga programi i radhës”, thuhet në letër.


 

 

Lexo edhe

error: