BE ndan miliona euro ndihma humanitare për Turqinë dhe Sirinë
Lexohet për: 1 min.
BBB
1 vit më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian ka ndarë 5.5 milionë euro ndihma humanitare për Turqinë dhe 10 milionë euro për Sirinë për t’iu përgjigjur nevojave imediate të popullsive të prekura nga tërmeti.

Në veçanti ndaj Turqisë, janë përfshirë 18 vende anëtare që kanë ofruar si ndihmë miliona artikuj, përfshirë pajisje strehimi, soba, gjeneratorë, mobilie, pajisje furnizime, komplete higjienike, ushqime dhe veshje të ngrohta.

Sipas Komisionit Evropian, pesë vende të tjera, përfshirë Italinë, kanë dërguar ekipe mjekësore, raporton ATSH.

Janë grumbulluar për të shkuar drejt Turqisë 2 000 tenda dhe 8 000 shtretër, 500 njësi banimi, 2 500 shtretër e tjerë.

Për Sirinë, fluturimi i parë me ndihma humanitare do të mbërrijë sot.

Bashkimi Evropian do të dorëzojë tenda dimërore, soba, komplete kuzhine, pajisje higjienike e tjerë për njerëzit e prekur nga tërmeti.

Dymbëdhjetë vende të BE-së kanë ofruar ndihmë në natyra për popullatën siriane nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

Ndihma po dërgohet përmes qendrave të Bejrutit dhe Gaziantepit. Disa avionë nga  Rumania tashmë ka mbërritur në Bejrut dhe Gaziantep.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025