BE miraton stimujt e Italisë për energjinë e rinovueshme në bujqësi
Lexohet për: 1 min.
BUJQESI
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Evropian ka miratuar një ndryshim në një skemë italiane të vënë në dispozicion nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës pas Covid-it (NRRP) për të mbështetur investimet në energjinë e rinovueshme në sektorin bujqësor, bazuar në legjislacionin e BE-së për ndihmën shtetërore.

Skema u miratua nga BE në korrik të vitit 2022 dhe ndryshimi në qershor 2023.

Skema synon të mbështesë kompanitë bujqësore dhe agro-industriale për të investuar në përdorimin e energjisë së rinovueshme, tha Komisioni të enjten.

Skema do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2026.

Italia njoftoi një ndryshim në skemë, përkatësisht një rritje buxheti prej 785 milionë euro, duke e çuar buxhetin e përgjithshëm të skemës në 1.6 miliardë euro./ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024