BE-ja e përkrah “Ballkanin e Hapur”

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë së është mbështetës i nismës “Ballkani i Hapur”.

Në samitin e Tiranës, para tre liderëve rajonal pjesëmarrës, eurokomisioneri evropian përmes një video lidhje, tha se ka qenë gjithmonë i prirur pozitivisht ndaj idesë së këtij bashkëpunimi rajonal.


“Kam qenë gjithmonë i prirur shumë pozitivisht ndaj këtij propozimi. Së pari u quajt mini-schengen. Më pas u përpoqëm brenda Procesit të Berlinit dhe u krijuam tregun e përbashkët rajonal, por për fat të keq me disa zgjedhje në rajon, kjo nismë u la mënjanë. Ndërkohë, e konsideroj këtë iniciativë të ‘Ballkanit të Hapur’ një pasardhëse apo një zëvendëse derisa të jenë të gjithë vërdallë tryezës. Ky është një përfundim që e kam nxjerrë, duhet të vazhdoni ta nxitni këtë nismë sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë, sa i takon  ekonomisë dhe shoqërisë. Rajoni kërkon të jetë bashkë siç jemi ne në Bashkimin Evropian. Admiroj faktin se sa fort e ndjeni këtë nismë. Pikë së pari ka qenë një nismë që vjen nga Ballkani, nuk është BE-ja që doli me këtë nismë, por ka qenë prej jush, prej tri aktorëve që shoh rreth tryezës sot dhe ju vazhduat të shtynit përpara edhe kur ne nuk arritëm të tërheqim pjesëmarrjen e gjithë vendeve. Por ju kuptuat rëndësinë e integrimit rajonal dhe mënyrën në të cilën kjo është në gjendje të ndryshojë jetën e qytetarëve ”, tha ai.

Komisioneri Varhelyi i bëri thirrje Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnja Herzegovinës t’i bashkohen kësaj nisme.

“Tri partnerët të tjerë të kthehen këtij bashkëpunimi rajonal, jo vetëm se shton mundësinë për bizneset, është në të mirën për konsumatorët dhe mund të ndryshojë realitetet në teren. Realitetet në teren janë shumtë të zymta”, theksoi ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.