BE-ja do të ndajë edhe 500 milionë euro për Ukrainën

BE-ja do të ndajë edhe 500 milionë euro për Ukrainën

Bashkimi Evropian do të sigurojë 500 milionë euro mbështetje ushtarake për Ukrainën, sipas kryediplomatit evropian, Josep Borrell.

Sipas tij, G7 do të “ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë” për sa i përket sanksioneve ekonomike, raporton CNN.


“Ne do të ofrojmë 500 milionë euro të tjera mbështetje ushtarake për Ukrainën,” u tha gazetarëve përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, gjatë rrugës për në një takim të ministrave të jashtëm të G7 në Weissenhaus në Gjermani.

Diplomati tha se ishte “optimist” se mund të arrihet një marrëveshje për një embargo të BE-së ndaj importeve të naftës ruse, duke theksuar nevojën për “të hequr qafe varësinë e naftës nga Rusia”.

Lexo edhe

Video