“BE do përpiqet të krijojë gjykatë për të hetuar krimet ruse në Ukrainë”, Presidentja e KE: Duhet të paguajë

“BE do përpiqet të krijojë gjykatë për të hetuar krimet ruse në Ukrainë”, Presidentja e KE: Duhet të paguajë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka deklaruar se BE do të krijojë një gjykatë të mbështetur nga OKB për të hetuar dhe gjykuar krimet e Rusisë në Ukrainë. Von der Leyen u shpreh se Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që shkaktoi në Ukrainë që prej 24 shkurtit.

“Rusia duhet të paguajë për krimet e saj të tmerrshme. Ne do të punojmë me ICC-në dhe do të ndihmojmë në ngritjen e një gjykate të specializuar për të gjykuar krimet e Rusisë. Me partnerët tanë, ne do të sigurohemi që Rusia të paguajë për shkatërrimin që shkaktoi, me fondet e ngrira të oligarkëve dhe asetet e bankës së saj qendrore.


Vlerësohet se më shumë se 20 000 civilë dhe më shumë se 100 000 oficerë ushtarakë ukrainas janë vrarë deri më tani. Rusia duhet të paguajë për krimet e saj të tmerrshme duke përfshirë krimin e saj të agresionit kundër një shteti sovran. Dhe kjo është arsyeja pse, ndërkohë që vazhdojmë të mbështesim gjykatën penale ndërkombëtare, ne po propozojmë krijimin e një gjykate të specializuar të mbështetur nga kombet e bashkuara për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e agresionit të Rusisë. Ne jemi gati të fillojmë të punojmë me komunitetin ndërkombëtar për të marrë mbështetjen më të gjerë të mundshme ndërkombëtare për këtë gjykatë të specializuar”, tha Presidentja e KE.

/rtsh.al/

Lexo edhe

Video