BE dënon sulmin terrorist në Zubin Potok: Akt sabotimi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
josep-borrell
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian dënon ashpër sulmin terrorist të kryer të premten në kanalin e ujit në Ibër Lepenc në Zubin Potok, duke thënë se bëhet fjalë për një akt të neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile, e cila siguron ujë të pijshëm për popullsinë dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës.

Në një deklaratë për media në rrjetin X, thuhet se BE-ja u ka ofruar mbështetje autoriteteve të Kosovës dhe vazhdon të koordinojë hapat e ardhshëm me partnerët përkatës, duke përfshirë KFOR-in.

“Misioni civil i BE-së për sundimin e ligjit EULEX po ofron ndihmë për autoritetet e Kosovës në përputhje me mandatin e tij. Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë ata në mbarë Kosovën që janë prekur nga sulmi. Këto mesazhe solidariteti dhe mbështetje ia kam përcjellë drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme”, ka thënë shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell.   

BE kërkon që veprimi kriminal i kryer në Zubin Potok të hetohet dhe autorët e tij të sillen para drejtësisë. “Në këtë aspekt, BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet e Kosovës dhe do të vazhdojnë të ndjekin nga afër zhvillimet”, përfundon Borrell.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025