BE: AstraZeneca të përshpejtojë furnizimin me vaksina

BE: AstraZeneca të përshpejtojë furnizimin me vaksina

Kompania AstraZeneca duhet të mbushë boshllëqet e krijuara me vendet anëtare të BE-së për vaksinat, përpara se të angazhohet për rritjen e eksporteve të tyre, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në fund të një video-konference mes 27 vendeve.

”Pas shkurtimeve, vonesave dhe pakësimit të numrit të vaksinave, kompania farmaceutike do të duhet të respektojë paktet me një mobilizim të përgjithshëm për të shpejtuar prodhimin dhe shpërndarjen e dozave”, theksoi presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, raporton ATSh.


“BE dhe SHBA janë prodhuesit kryesorë të vaksinave dhe ne kemi një interes të fortë për të punuar së bashku për të bërë funksionimin e zinxhirëve të furnizimit dhe për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme të pandemisë në një epokë të pandemive”, komentoi Von der Leyen.

Kjo video-konferencë hap perspektivën për të përballuar valën e tretë të pandemisë të frustruar nga shkurtimet dhe vonesat e AstraZeneca, por ende në kohë për të arritur objektivin e imunizimeve 70% deri në fund të verës.

Lexo edhe

Video