BDI: Të regjistrohemi të gjithë

BDI: Të regjistrohemi të gjithë

Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri tek qytetarët në Maqedoni të Veriut që të regjistrohen të gjithë, pasi që ky është një proces shumë i rëndësishëm për të gjithë vendin.


BDI nëpërmjet një komunikate thekson se përmes këtij procesi të regjistrimit i cili bëhet pas shumë viteve, krahas shifrave të cilat do të tregojnë realitetin në vend në përbërje etnike dhe qytetare, do të tregojmë shembull dhe vlera edhe në rajon.

“Si obligim qytetarë duhet respektuar nga të gjithë, andaj dhe njëherë BDI apelon që ky obligim të përmbushet nga të gjithë qytetarët. Njëkohësisht, Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që e gjithë diaspora që nuk kanë kryer këtë obligim të njëjtin ta bëjnë në vazhdim sa zgjat afati i regjistrimit. Regjistrohu sepse të gjithë vlejmë.”, thuhet në komunikatë

Lexo edhe

Video

error: