BDI: Asnjë shenjë rimëkëmbjeje postCovid-19 e industrisë

BDI: Asnjë shenjë rimëkëmbjeje postCovid-19 e industrisë

Rritja ekonomike në Gjermani nuk ka qenë e mjaftueshme, pasi pandemia e koronavirusit vazhdon të shkaktojë pasiguri të gjerë te biznesi, njoftuan sot drejtuesit e industrisë teksa prezantuan analizën e vitit në vazhdim.

Presidenti i Federatës gjermane të Industrive (BDI), Siegfried Russwurm, tha në Berlin se librat e porosive ishin plot, por prodhimi nuk ishte në gjendje të ecte me të njejtin hap me kërkesën.

“Pas kufizimeve për shkak të pandemisë dhe pengesat e furnizimit që prekin shumë sektorë, një tjetër vit i vështirë e pret ekonominë”, tha ai.


Kompanitë në industrinë e automobilave, elektrike dhe inxhinierisë mekanike në veçanti po përballen me pengesat e furnizimit, të cilat BDI parashikoi se do të ngadalësonin krijimin e vlerës me më shumë se 50 miliardë euro (57 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm.

Mungesa e mikroçipëve, komponentëve dhe lëndëve të para do të vazhdonte të ndikonte në prodhim për një kohë të gjatë.

“BDI ishte optimist për rimëkëmbjen ekonomike. Pritej një rritje ekonomike prej 3.5 për qind këtë vit, pas një vlerësimi prej 2.5 përqind vitin e kaluar”, tha Russwurm.

Lexo edhe

Video