BBC raporton për ndaljen e boksierëve kosovarë nga Serbia

BBC raporton për ndaljen e boksierëve kosovarë nga Serbia

Tanimë është bërë bujë e madhe për lajmin që boksierëve kosovarë nuk iu është lejuar hyrja në Serbi, që të paraqiten në Kampionatin Botëror të boksit që po mbahet në Beograd.

Ekipi kosovar i boksit kishte provuar tre herë që të kalojë kufirin serb, por nuk kishte pasur sukses pasi që nuk iu ishe lejuar kalimi nga policia dhe së fundmi Qeveria e Serbisë, përcjell KosovaPress.

Rreth kësaj situate, ka raportuar edhe mediumi gjigand BBC, ku për të ka folur presidenti i Federatës së Boksit të Serbisë Nenad Borovcanin, duke thënë që “e ashtuquajtura Kosovë” nuk do të merr pjesë në Kampionatin Botëror të boksit.


“E ashtuquajtura Kosovë nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror që po mbahet në Beograd. Nuk dua të jap më shumë detaje ose deklarata në këto momente për provokimet e tyre”, tha Borovcanin.

Krahas kësaj situate ka reaguar edhe Ministri i Kosovës për Kulturë, Rini dhe Sport, ku ka thënë që një vendim do të merret që të ndalohet zhvillimi paralel i aktiviteteve sportive serbe në Kosovë, raportonte më tej BBC.

Po ashtu, ka reaguar edhe Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA), duke thënë që ndalesa e sportistëve nga Kosova nuk është e pranueshme, dhe se sporti nuk duhet të trajtohet si politikë, dhe ia rikujtoi shtetit nikoqir Serbisë që ka nënshkruar një kontratë në të cilën thuhet se të gjithë pjesëmarrësve duhet t’iu sigurohet leja e hyrjes në shtet.

Lexo edhe

Video

error: