Bayerni vetëm për fitore e Villarreali për ta mbrojtur rezultatin, publikohen formacionet zyrtare

Bayerni vetëm për fitore e Villarreali për ta mbrojtur rezultatin, publikohen formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja interesante mes gjigantit gjerman Bayern Munich dhe skuadrës spanjolle Villarreal, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “La Ceramica”, Villarreali si vendas arriti ta shokojë Bayernin, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, humbja ndaj Villarrealit në ndeshjen e parë ishte humbja e parë e Bayernit këtë sezon në këtë garë, ndërsa sot do të synojë me çdo kusht që ta evitojë befasinë nga “Nëndetësja e verdhë”.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Sarr, Sule dhe Tolisso, kurse te Villarreali mungojnë Dia dhe Moreno.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Kimmich; Goretzka, Musiala; Sane, Muller, Coman; Lewandowski

Villarreal (4-3-3): Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Estupinan; Parejo, Capoue, Coquelin; Moreno, Danjuma, Lo Celso

Lexo edhe

Video