Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Bayern Munichut dhe Bochumit, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të Bundesligas.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayerni e ka shkatërruar Bochumin duke e mposhtur 7:0, raporton KosovaPress.
Harry Kane ishte fantastik sot për Bayernin duke shënuar hat-trick (minuta e 13’, minuta e 54’ dhe minuta e 88’), ndërsa golat e tjerë i shënuan Choupo-Moting (minuta e 4’), De Ligt (minuta e 29’), Leroy Sane (minuta e 38’) dhe Mathys Tel (minuta e 81’).
Kjo fitore e çon Bayernin në krye të tabelës me 13 pikë të arkëtuara, krahas Bochumit që ka vetëm tre pikë në vendin e 14.
Rezultati final i ndeshjes, 7:0 në favor të Bayernit.