Bayerni regjistron fitoren e dytë në Bundesligë

Bayerni regjistron fitoren e dytë në Bundesligë

Bayerni ka arkëtuar tre pikë të reja nga ndeshja e xhiros së dytë të Bundesligës.

“Bavarezët” e kanë mposhtur Wolfsburgun me rezultat 2-0 në “Allianz Arena”, transmeton KosovaPress.


Të dy golat e vendasve erdhën në pjesën e parë të ndeshjes. Fillimisht për 1-0 realizoi Musiala në minutën e 33-të, kurse epërsinë në 2-0 e Thelloi Tomas Muller një minutë para përfundimit të 45 minutave të para.

Pas dy ndeshjeve, Bayerni ka gjashtë pikë dhe është pozicionuar në vendine  parë në tabelë.

Lexo edhe

Video