Bundesliga gjermane vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 34, ku po ashtu mund të mësohet edhe kampioni i këtij stinori.
Programin e sotëm do ta hap derbi mes Borussia Dortmundit e RB Leipzigut, kurse ndeshje e fundit po ashtu do të jetë derbi mes Bayern Munichut e Borussia Monchengladbachut, përcjell KosovaPress.
Në rast fitoreje, “Bavarezët” edhe zyrtarisht do të shpallen kampion të sezonit 2020/21.
Pas 31 ndeshjeve, Bayerni gjendet në vendin e parë me 71 pikë, shtatë më shumë se vendi i dytë RB Leipzigu, kurse Top 4 e mbyllin Wolsfburgu me 57 pikë dhe Eintracht Frankfurti me 56 pikë. Në anën tjetër, pas një sezoni jo të mirë, Dortmundi zë vendin e pestë me 55 pikë, vetëm një larg pozitës së katërt.
Programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligën gjermane e gjeni më poshtë.
15:30 Borussia Dortmund (5) – RB Leipzig (2) (Stadiumi Signal Iduna Park)
15:30 Hoffenheim (11) – Schalke (18) (Stadiumi Rhein-Neckar-Arena)
15:30 Werder Bremen (15) – Bayer Leverkusen (6) (Stadiumi Weser)
15:30 Wolfsburg (3) – Union Berlin (8) (Stadiumi Volkswagen Arena)
18:30 Bayern Munich (1) – Borussia Monchengladbach (7) (Stadiumi Allianz Arena)