Bayerni mysafir i Union Berlinit në Bundesligën gjermane

Bayerni mysafir i Union Berlinit në Bundesligën gjermane

Bundesliga gjermane vazhdon sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 10, ku kampioni aktual Bayern Munich do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Union Berlinit.

Xhiron e 10 e hapi mbrëmë ndeshja mes Hoffenheim dhe Hertha Berlin, në të cilën triumfoi skuadra e Hoffenheim me rezultat solid 2:0, përcjell KosovaPress.

Në programin e sotëm ndeshje do të zhvillojë edhe skuadra e Bayer Leverkusenit, e cila e pret në shtëpi në “BayArena” Wolfsburgun.

Pas nëntë ndeshjeve tabelën vazhdon ta kryesojë Bayern Munich me 22 pikë, një më shumë se Dortmundi që gjendet në vendin e dytë. Bayer Leverkusen me 17 pikë dhe Union Berlin me 16 sosh mbyllin Top 4.

Në anën tjetër, Augsburg me gjashtë pikë, Arminia Bielefeld me pesë sosh dhe Greuther Furth me vetëm një pikë të arkëtuar gjenden në fundin e tabelës së Bundesligës gjermane.

Ndeshjet e sotme në Bundesligën gjermane i gjeni më poshtë.


15:30 Arminia Bielefeld – Mainz (Stadiumi Schüco Arena)

15:30 Bayer Leverkusen – Wolfsburg (Stadiumi BayArena)

15:30 Borussia Dortmund – FC Koln (Stadiumi Signal Iduna Park)

15:30 Freiburg – Greuther Furth (Stadiumi Europa-Park)

15:30 Union Berlin – Bayern Munich (Stadiumi An der Alten Försterei)

18:30 Eintracht Frankfurt – RB Leipzig (Stadiumi Deutsche Bank Park)

Lexo edhe

Video

error: