Bayerni kërkon shumën e plotë për Lewandowskin, beson se Barcelona do të zhduket pas dy vitesh

Bayerni kërkon shumën e plotë për Lewandowskin, beson se Barcelona do të zhduket pas dy vitesh

Bayern Munich raportohet se i ka thënë Barcelonës se dëshiron vetëm para në një marrëveshje të mundshme për Robert Lewandowski, pasi që beson se gjiganti katalunas nuk do të ekzistojë pas një ose dy viteve.

Lewandowski ka qenë subjekt i spekulimeve intensive të transferimeve, me Barçën që mendohet të jetë shumë e interesuar për të siguruar shërbimet e tij këtë verë.

Por, sipas raporteve të reja, Bayern po kërkon vetëm para dhe nuk dëshiron asnjë këst, sepse ata besojnë se skuadra e La Ligës nuk do të ekzistojë pas një ose dy viteve.

“The Athletic” pretendon se Bayerni i ka thënë Barçës se nuk është i përgatitur të pranoj një marrëveshje duke përfshirë këste pasi që duan një tarifë paraprake.


Kjo sepse skuadra gjermane mendon se Barça do të dështojë në mes të situatës së tyre të rëndë financiare, përcjell KosovaPress.

Duke folur në “The Totally Football Show”, eksperti gjerman i futbollit, Raphael Honigstein​ tha:

“Bayerni i ka thënë Barcelonës ‘ne nuk duam asnjë këst sepse nuk jemi të sigurt që do të jeni aty brenda një ose dy vitesh, ne duam të gjithë paratë para, të gjitha në dorë. Kjo është një nga pikat e pengesave sa i përket një marrëveshjeje”.

Lewandowski, 33 vjeçar, ka shijuar tetë sezone të mbushura me trofe në Bayern që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund.

Ai ka shënuar 344 gola në 375 paraqitje për klubin, duke fituar tetë tituj të Bundesligës dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2020, mes trofeve të tjera.

Lexo edhe

Video