Bayerni i kthehet stërvitjeve, më 17 prill vendoset për Bundesligën

Bayerni i kthehet stërvitjeve, më 17 prill vendoset për Bundesligën

​Bayerni i Mynihut, udhëheqësi aktual i Bundesligës, njoftoi zyrtarisht se ka vendosur të rinisë stërvitjen (sot), megjithëse ushtrimet do të zhvillohen në grupe të vogla me jo më shumë se 4-5 lojtarë.

Në fakt, bavarezët nuk janë të parët që e kanë marrë këtë vendim. Disa ekipe gjermane tashmë janë në fushë, por sigurisht duke zbatuar disa masa për ndaljen e përhapjes së COVID-19.


Kampionati gjerman duket se do të jetë i pari që do të rinisë në Europë. Në takimin midis 36 skuadrave të Bundesligës, synimi ishte i qartë: “Ne duhet të përfundojmë turneun, edhe nëse ndeshjet do të duhet të luhen me dyer të mbyllura.”

Gjermania është i vetmi vend që punon me një kalendar tashmë specifik, me data, afate, me planifikim të finales së Kupës.

Gjithsesi, fjalën e fundit do ta thonë autoritetet shndetësore të qeverisë federale gjermane. Më 17 prill do të merret vendimi përfundimtar në lidhje me rinisjen e kampionatit.

Lexo edhe

Video

error: