Bayerni e shkatërron Eintracht Frankfurtin, ja golat – video

Bayerni e shkatërron Eintracht Frankfurtin, ja golat – video

Ka përfunduar ndeshja e parë e sezonit të ri të Bundesligas gjermane, ku kampioni Bayern Munich e ka shkatërruar skuadrën e Eintracht Frankfurtit.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, në stadiumin “Deutsche Bank Park” u shënuan plot shtatë gola, ku Baeyrn Munich e ka mposhtur me rezultat të thellë 6:1 si mysafirë Eintracht Frankfurtin.

Rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Joshua Kimmich, kurse rezultatin në 2:0 e thelloi mbrojtësi Benjamin Pavard, përcjell KosovaPress.

Bayerni vazhdoi me paraqitje fantastike, ku e gjeti edhe golin e tretë nga sulmuesi i ri, Sadio Mane, ndërsa golin e katërt për “Bavarezët” e shënoi Jamal Musiala.

Sulmuesi i krahut, Serge Gnabry ishte ai i cili e shënoi golin e pestë dhe të fundit në pjesë e parë për Bayernin.

Eintracht Frankfurti arriti ta gjejë golin e parë të ndeshjes në minutën e 64’ përmes Kolo Muanit, gol ky i cili ishte i nderit për kampionin e Ligës së Evropës.

Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Jamal Musiala, i cili shënon golin e dytë personal dhe të gjashtin për Bayernin në minutën e 83’ të ndeshjes.

Rezultati final, 6:1 në favor të Bayernit.

Golat i gjeni më poshtë.

Kimmich

Pavard

Mane

Musiala

Gnabry

Kolo Muani – Frankfurt

Musiala

Lexo edhe

Video