Bayerni e dominon dhe mposht Barçën, Lukaku i jep fitoren Chelseat, Juve bind ndaj Malmos

Bayerni e dominon dhe mposht Barçën, Lukaku i jep fitoren Chelseat, Juve bind ndaj Malmos

Janë mbyllur gjashtë ndeshjet e e para të fazës së grupeve që filluan nga ora 21:00.

Kryendeshja e zhvilluar në Camp Nou ndërmjet Barcelonës dhe Bayernit i takoi plotësisht skuadrës gjermane që triumfoi me rezultat 3-0 dhe e dominoi plotësisht ndeshjen, përcjellë KosovaPress.

 Muller i dha epërsinë e parë Bayernit në minutën e 33’, ndërsa në pjesën e dytë Robert Lewandowski shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë në minutat 56; dhe 85’ për t’i siguruar tri pikë e para në grupin E.

Kampioni aktual i Ligës së Kampionëve Chelsea, nga ana tjetër ka marrë një fitore minimale ndaj skuadrës ruse Zenit Shën Petersburg.

Golin e fitore e realizoi në minutën e 59’ sulmuesi belg Romelu Lukaku.


Juventusi ndërkohë shënoi një fitore bindëse ndaj Malmos në grupin H që e mposhti me rezultat 3-0 me golat e realizuara nga Sandro, Dybala dhe Alvaro Morata.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera ishin:

Villarreal-Atalanta  2-2

Lille-Wolfsburg 0-0 dhe

Dynamo Kiev-Benfica  1-0

Lexo edhe

Video

error: