Bayern Munich ua ndalon lojtarëve të fotografohen dhe autografët me tifozët, shkak koronavirus

Bayern Munich ua ndalon lojtarëve të fotografohen dhe autografët me tifozët, shkak koronavirus

Koronavirusi është përhapur gjithkund nëpër botë dhe tanimë edhe skuadrat evorpiane të futbollit kanë filluar të ndërmarin hapa për t’u mbrojtur nga një virus i tillë.

Kampioni gjerman, Bayern Munich ka marrë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit te klubi i tij.


Përmes një komunikate, klubi gjerman ka treguar se bazuar në rekomandimet e repartit mjekë rekomandimet e repartit mjekësor të klubit po ndërmirren masat e duhura për futbollistët.

FC Bayern Munich këshilloi lojtarët që të mos japin autografe e as fotografi e selfie me tifozët në seancat stërvitore dhe në ndeshje.

Kujtojmë që në Serie A shumë ndeshje janë anuluar, ndërsa ato të cilat do të zhvillohen priten që të jenë pa praninë e tifozëve./KosovaPress/

Lexo edhe

Video